Bota

Bilanci i COVID në botë/ Mbi 100 milion raste dhe 2 milion humbje jete, SHBA vazhdon të mbetet në vend të parë me numrin m

9 Shkurt 2021, 10:11 Nga DOSJA
Bilanci i COVID në botë/ Mbi 100 milion raste dhe 2 milion humbje

BOTË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 107 milionë, ndërsa 2,337,960 njerëz kanë ndërruar jetë.

Shtetet e Bashkuara, janë vendi me numrin më ta lartë të infektimeve, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 83,390 persona, duke e çuar shifrën ne total mbi 27 milionë. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,434 pacientë dhe shifra në total është 476,405 pacientë.

India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimit. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 7,814 persona të infektuar dhe në total ka arritur 10,847,790 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 112 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 155,195.

Në Evropë gjendja paraqitet problematike, ku disa vende ende janë në izolim dhe disa të tjera kanë shtyrë masat parandaluese.

Franca renditet e gjashta, për sa i përket numrit të lartë të infektime. Gjithashtu, numri i pacientëve në spital me Covdid-19 në Francë është në nivelin më të lartë që nga nëntori. Ministria e shëndetësisë raportoi se 28,029 njerëz janë në spital dhe 3,270 në kujdesin intensiv.  Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv, 51,121 njerëz, duke e çuar numrin në total 3,341,365 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,215 persona dhe numri në total është 79,423.

Në Gjermani numri i rasteve të konfirmuara pozitiv gjatë orëve të fundit është mbi 3,957 njerëz, duke e çuar shifrën në total 2,296,326 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 746 njerëz dhe numri në total është 62,597. Ditën e djeshme Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se të gjitha vaksinat e miratuara nga rregullatori i ilaçeve të BE-ja do të aplikohen në Gjermani, duke përfshirë ato ruse dhe kineze.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll