Bota

Autoritetet serbe japin njoftimin: Në 3 zona ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit për qytetarët e Kosovës

9 Shkurt 2021, 10:44 Nga DOSJA
Autoritetet serbe japin njoftimin: Në 3 zona ka nisur vaksinimi kundër

SERBI– Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se sot në tre pika të ndara në Rashkë, Kurshumlijë dhe Bujanovc,do të fillojë dhënia e dozës së dytë të vaksinës kundër koronavirusit për qytetarët nga zona e Kosovës.  

Në njoftimin e kësaj zyre, thuhet se “sasi të mjaftueshme të vaksinave janë siguruar për të gjithë qytetarët e interesuar nga Kosova dhe Metohia”.

Sipas mediave të Kosovës, në njoftim bëhet e ditur se deri më tani, më shumë se 7,000 qytetarë nga Kosova kanë marrë vaksinën kundër koronavirusi. Për të gjithë ata, autoritetet serbe po organizojnë edhe transportin që të shkojnë të vaksinohen në Serbi. Gjithashtu, qytetarë nga Kosova qendrore po vaksinohen në Kurshumlijë, thuhet në njoftimin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksina kunder koronavirusit vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll