Bota

Koronavirusi në Austri, hapen shkollat dhe sallonet e parukerisë por klientët duhet të kenë test negativ

9 Shkurt 2021, 09:03 Nga DOSJA
Koronavirusi në Austri, hapen shkollat dhe sallonet e parukerisë por

AUSTRI– Austria ka filluar lehtësimin e masave anti-COVID, ku janë hapur disa dyqane shërbimi me kusht që njerëzit të mbajnë maskat profesionale. Sallonet e parukerisë janë hapur pas 6 javësh bllokimi.Por për të shkuar te berberi duhet të kesh një test negativ koronavirusi.

Pavarësisht nga numri i madh i të infektuarve, shteti austriak ka lejuar që shkollat dhe disa dyqane të rihapen duke pasur parasysh se humbja ekonomike dhe sociale do të ishte më e rëndësishme se anët pozitive të bllokimit, raporton Austri info.

Me lehtësimin e masave, u prezantuan rregulla të reja që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit, kështu që dyqanet mund të kenë vetëm një klient për 20 metra katrorë, një person për 10 metra katrorë është i vlefshëm për floktarët, por gjithashtu një test negativ, jo më i vjetër se 48 orë.

Një masë e ngjashme është futur në Slloveni dhe zbatohet në sallonet e bukurisë dhe sallonet e masazhit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në austri koronavirusi në austri

Sondazh

Poll