Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK-ja sfidon Albin Kurtin: Jemi në garë vetëm me LVV-në. Ramush Haradinaj flet për marrëdhënien m

9 Shkurt 2021, 08:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ LDK-ja sfidon Albin Kurtin: Jemi në

KOSOVË– Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet në Kosovë, ku dhe ditën e sotme partitë politike po vijojnë fushatat elektorale në komuna të ndryshme të vendit, duke shpalosur programet e tyre të qeverisjes, por dhe duke sulmuar dhe akuzuar kundërshtarët e tyre.

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se partia të cilës i përket është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërsa kandidati për president i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka filluar ditën duke pirë kafen me nënën e tij.

Ndërkohë në një njoftim, KQZ-ja informon mediat vendase dhe të huaja, se sot është afati i fundit për t’u akredituar. Deri më tani janë akredituar shumë media vendore e ndërkombëtare, sipas Insajderit. Valmir Elezi nga KQZ ka thënë për EO se akreditimi është i domosdoshëm.

Tubimet kanë vijuar dhe gjatë pasdites. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ditën e sotme kanë mbajtur tubime në Shtim. Kurti ka folur sërish për mundësin e një koalicioni, ku ka thënë se si më herët, që pas 14 shkurtit nuk do të ketë koalicion, pasi ka krijuar para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin.

Kandidati i AAK-së për President dhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ditën e sotme një tubim në Suahrekë, ku dhe ka folur dhe për raportet dhe bisedimet me Serbinë. Ai ka thënë se Kosova është e interesuar për të jetuar në paqe me Serbinë e rajonin, por duke e respektuar e mbrojt atë që i përket asaj.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll