Art&Argëtim

Pas Myslim Murrizit, Kujtim Gjuzit dhe kryetari i Bashkisë Finiq, fik telefonin

5 Maj 2019, 11:43 Nga DOSJA
Pas Myslim Murrizit, Kujtim Gjuzit dhe kryetari i Bashkisë Finiq, fik

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, ditët e fundit është në qendër të mediave. Shkak është bërë një vendim i tij për të vendosur në disa fshatra të Finiqit, tabela në gjuhën greke që janë në kundërshtim me ligjin.

Për të sqaruar këtë situatë, e cila është ende e mjegullt, Dosja.al tentoi që të kontaktonte kryetarin e Bashkisë së Finiqit. Dy numra shqiptarë që rezultojnë të jenë të Kristos, rezultonin të fikur dhe nuk mundëm që të kontaktonim dot me të, që dhe ky i fundit të tregonte variantin e tij për ngjajren.

Kjo praktikë me fikjen e telefonit tashmë është bërë modë, pasi pak kohë më parë dhe Myslim Murrizi bëri të njëjtën gjë dhe ky shembull u ndoq nga Kujtim Gjuzi.

Por ndoshta Leonidha Kristo, mund të ketë në përdorim ndonjë numër grek të cilin nuk mundëm ta gjenim, pasi dhe në Facebook-un zyrtar të Bashkisë, gjuha shqipe mungonte pasi çdo postim ishte në greqisht.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale bashkia finiq gjuha greke ne tabela leonidha kristo tabelat ne gjuhën greke bashkia finiq gjuha greke ne tabela leonidha kristo tabelat ne gjuhën greke

Sondazh

Poll