Art&Argëtim

‘Pa mbathje’, aktorja ‘harron’ t’i veshë në skenë! Gent Zenelaj rrëfen sikletin e përjetuar

4 Maj 2019, 23:14 Nga DOSJA
‘Pa mbathje’, aktorja ‘harron’ t’i veshë

TIRANË– Të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” aktorët kanë rrëfyer dhe momentet e sikletshme që i është dashur të kalojnë gjatë shfaqjes.

Një ndër episodet më të vështira që veçoi Gent Zenelaj ishin pjesa ku ai dhe Amosi menduan se Linda Jarani kishte dalë pa mbathje në skenë, por në fakt ajo i kishte të brendshmet në ngjyrën e mishit dhe jepte përshtypjen e gabuar!

“Vajzat, ka momente që ndërrohen gjatë skenave. Linda duhet të ndërronte uniformën dhe atë ditë kishte veshur një palë mbathje ngjyrë mishi. Kur e shihje nga Brenda skenës dukej sikur ishte pa mbathje. Amosi prapa meje, shihte Lindën dhe në mes të skenës ja bëri: Iiiiii. E ndjeva që prapa meje diçka po ndodhte. U ktheva me stil dhe shoh të njëjtën gjë që kishte parë Amosi. Pasi mbarova skenën, dola dhe i thashë Lindës: Pse ishe pa mbathje? Nuk isha, tha Linda. Ka qenë një skenë që ç’të të them”,-ka rrëfyer Gentian Zenelaj në emisionin “Xing me Ermalin”.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz amos zaharia gentian zenelaj linda jarani pa mbathje shfaqje siklet amos zaharia gentian zenelaj linda jarani pa mbathje shfaqje siklet

Sondazh

Poll