Art&Argëtim

Berat Buzhala na njohu me “mjeken” e tij dhe ju të gjithë e keni një të tillë në shtëpinë tuaj

7 Shkurt 2021, 13:02 Nga DOSJA

PRISHTINE– Një mjeke si kjo e Berat Buzhalës, me siguri e keni të gjithë në shtëpi. Në një postim në rrjetet sociale, gazetari njofton me humor se është sëmurë, dhe tregon ritualin sesi e ëma i jep me përpikmëri ilaçet. “Në Mayo Clinic punon”,-shkruan Buzhala në rrjetet sociale, ndërsa bashkë me postimin ka edhe foton e nënës që i jep shurupin.

POSTIMI I PLOTË NË FACEBOOK:

Jane do momente kur une e humbi autonomine e veprimit dhe lirine individuale. Nuk po tham qe manipulohna, ama nuk kam kompetenca personale. Thjesht kidnapohna prej nanes. Sigurisht qe jam ma i pergatitun se nana se cka duhna me perdore kur t’me merr kolli, kur kam temperature, ama kjo nuk i ben aspak pershtypje kesaj zonjes. Ajo armatoset me krejt potencialin farmaceutik dhe e ka vec nje kerkese/urdher per mu: Çele gojen.
Cka je tuj m’dhane?
– Çele gojen edhe mos fol.
Po me vjen me vjelle, se e paska eren e keqe…
– Çele gojen se po ta dhezi shuplake sikur ku i ke pase 5 vjet.
Ok, ok.
Kqyrja bre qehren, te mushet mendja ne Mayo Clinic punon.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim berat buzhala berat buzhala

Sondazh

Poll