Art&Argëtim

DURO! Dafina Zeqiri ndërmerr nismën e veçantë për shëndetin mendor: Nuk është turp të flasësh për ankthin e depresion

6 Shkurt 2021, 21:12 Nga DOSJA
DURO! Dafina Zeqiri ndërmerr nismën e veçantë për

SHQIPËRI– Shëndeti mendor, shpesh herë kalon në vend të dytë për ne. Të zënë me gjërat e përditshme, me punë, me shoqërinë e familjen, harrojmë që gjendja jonë mendore dhe ajo shpirtërore është ajo që na vë në lëvizje si një ‘motor’ i padukshëm e na bën të ecim përpara.

Kujtohemi të mjekohemi apo të bëjmë kontrolle tek mjeku vetëm në momentin që na dhemb diçka fizikisht, shohim plagë me sy…por ajo e padukshmja, është ankthi dhe depresioni.

Nisur, ndoshta nga historia e saj personale, (ende e patreguar, nëse e ka një të tillë), të ndonjë familjari apo miku, këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndërmarrë një nismë për t’i dhënë prioritet shëndetit mendor. Me hashtagun “Duro”, e veçanta Dafi nxit të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale që të kuptojnë se gjithçka fillon aty, tek shëndeti mendor.

Ajo riposton edhe disa statuse të persona të tjerë, dhe shtyn ndjekësit që të frekuentojnë psikologen, qoftë edhe per një bisedë rutinore, sepse nuk është turp. Nuk është turp të shprehesh, nuk është turp të të kuptosh që ke nevojë për ndihmë e të mos distancohesh nga pjesa tjetër e shoqërisë.

“Shëndetin mendor do ta bëjmë prioritet në Shqipëtari! Së bashku! Çfarëdo që të ketë të bëjë me shëndetin tuaj në çdo aspect, fillon në tru.

Nuk esht “turp” me shku te Psikologu. Nuk esht “turp” me fol per Ankth dhe Depresion! Nuk esht “turp” me qen vetvetja dhe mos me rra ne provokim te njerzve cilt nuk te respektojn per ate qe je! Nuk esht “turp” me thon NUK DUA! Dhe mu shpreh nqofse dikush tka keqperdor! #DURO

Te shkosh te psikolugu nuk je i cmendur por je i vecante nga te tjeret dhe ai/ajo (psikologu/ja) te ndihmon te kuptosh dhe pranosh pjesen tjeter dhe matje edhe te shtiresh si ta per tu pershtatur ne shinat e moralit te krijuar nga kaherat e erreta te njerzimit.

Je tu u distancu, se t’kanë lëndu. Je tu u distancu, se t’kan largu,”- shkruan Zeqiri në disa statuse në profiling e saj.

Nuk esht “turp” me shku te Psikologu. Nuk esht “turp” me fol per Ankth dhe Depresion!
Nuk esht “turp” me qen vetvetja dhe mos me rra ne provokim te njerzve cilt nuk te respektojn per ate qe je! Nuk esht “turp” me thon NUK DUA! Dhe mu shpreh nqofse dikush tka keqperdor! #DURO

— Dafina Zeqiri (@Dafina_Zeqiri) February 6, 2021

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri nisma duro e dafina zeqirit dafina zeqiri nisma duro e dafina zeqirit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Shkurt 2021, 07:43

SHBA– Christopher Plummer, aktori që luajti ‘Kapiten von Trapp’ në filmin “Sound of music” e që në moshën 82-vjeçare u bë fituesi më i vjetër i çm...