Aktualitet

Sherr në Laç, 16-vjeçari qëllon me thikë të riun, i plagosur përfundon tek Trauma, autori arrestohet

6 Shkurt 2021, 17:55 Nga DOSJA
Sherr në Laç, 16-vjeçari qëllon me thikë të

LAÇ– Një 18-vjeçari i identifikuar si Klajdi Gjergji është plagosur me thikë pasditen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Sanxhak në Kurbin. Gjergji është goditur me thikë nga një tjetër person, 16 vjeç me inicialet A.Ll., dhe ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikur për jetën. Ndërsa autori i ngjarjes, 16-vjeçari është arrestuar një orë pas plagosjes.

 Njoftimi i policisë: Kurbin. Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:00 ,në rrugën fshatit Sanxhak,Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak,Kurbin,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë për arrestimin e autorit: Kurbin Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes, i cili plagosi me thikë 18-vjeçarin. Rreth orës 18:00, në rrugën e fshatit Sanxhak ,Kurbin shtetasi A.L.,16 vjeç, banues në Kurbin, pas një konflikti të çastit , ka plagosur më mjet prerës (thikë) shtetasin K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak ,Kurbin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e Policisë Kurbin dhe të DVP Lezhë, cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin A.L., cili ishte larguar nga vendngjarja. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes, i cili plagosi me thikë 18-vjeçarin. Rreth orës 18:00, në rrugën e fshatit Sanxhak ,Kurbin shtetasi A.L.,16 vjeç, banues në Kurbin, pas një konflikti të çastit , ka plagosur më mjet prerës (thikë) shtetasin K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak ,Kurbin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e Policisë Kurbin dhe të DVP Lezhë, cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin A.L., cili ishte larguar nga vendngjarja. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi gjergji plagosje me thike ne lac sherr ne lac klajdi gjergji plagosje me thike ne lac sherr ne lac

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2021, 17:26

VLORË– Gentian Qarri, 40 vjeç, një person me precedentë penalë dhe i njohur me pseudonimin ‘Geçe’ është ekzekutuar me më shumë se 20 plumba k...