I dënuar me 15 vite burg për drogë në Itali, zbardhet e shkuara e Gentian Qarrit që u ekzekutua sot në Vlorë, fitoi lirin
6 Shkurt 2021, 18:17Nga DOSJA
VLORË– Gentian Qarri, 40-vjeçari që u ekzekutua pasditen e sotmenë Vlorë është një person me precedentë penalë. Dosja.alka mësuar se Qarri njihet ndryshe me pseudonimin Geçe dhe ka qenë dënuar me 15 vite burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike.
Vetëm para tre viteve, Qarri është liruar nga qelia dhe është kthyer në Shqipëri, por telashet për ‘punët e pista’, nuk e kanë lënë të qetë. Pasditen e sotme, teksa ecte në këmbë pranë Kishës Ortodoske në Vlorë, Qarri u qëllua me breshëri plumbash.
Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevijshme mjekësore, por nuk ia doli të mbijtonte dot. Vetëm 40 minuta pas ngjarjes është gjetur i djegur mjeti i llojit Golf me ngjyrë të bardhë, të cilin dyshohet se e kanë përdorur autorët. Brenda makinës është gjetur edhe një armë me të cilën dyshohet se është ekzekutuar Qarri.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje të autorëve që janë parë të largohen në drejtim të Pyllit të Sodës. Pista kryesore ku po hetohet është larja e hesapeve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Makina e autorëve që qëlluan për vdekje Gentian Qarrin pasditen e sotme është gjetur e djegur. Dosja.al ka mësuar se mjeti i llojit ‘Gil” me ngjryë ...
VLORË– Gentian Qarri është personi që ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një atentati në Vlorë.Dosja.al ka mësuar se Qarri ka ndërruar jetë...
VLORË– Dosja.al ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos një person në qytetin e Vlorës.Siç shihet policia ka vënë shiritin e verdhë për të r...
Aktualitet 6 Shkurt 2021, 17:26
VLORË– Gentian Qarri, 40 vjeç, një person me precedentë penalë dhe i njohur me pseudonimin ‘Geçe’ është ekzekutuar me më shumë se 20 plumba k...
TIRANË– Një këmbësor, ende i paidentifikuar ka mbetur i plagpsur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme tek is...
TIRANË– Të rinjtë e shtruar në spitalin Covid-2 janë ndërgjegjësuar për rrezikun që paraqet ky virus dhe u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që...
SHQIPËRI– 1446 viktima, 31 mijë e 891 të infektuar aktivë dhe 50 mijë e 875 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pand...