Aktualitet

6 Shkurt 2021, 17:26 Nga DOSJA

VLORË– Gentian Qarri, 40 vjeç, një person me precedentë penalë dhe i njohur me pseudonimin ‘Geçe’ është ekzekutuar me më shumë se 20 plumba kallahnikovi të lojit ‘Shars’ në Vlorë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:16 në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës së Vlorës dhe përballë Kishë Ortodokse, ku Qarri po ecte në këmbë.

I pikasur nga autorët, Qarri është qëlluar me breshëri plumbash, më shumë se 20 herë dhe ka rënë në tokë. Atentatorët e pajisur me kapele dhe maskë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa 40-vjeçari u dërgua në spital.

Plagët e shumta që kishte marrë në kraharor dhe këmbë, bënë që Gentian Qarri të ndërrojë jetë, duke mos mundur të tregojë asgjë çfarë mund të ketë parë tek vrasësit e tij.

Vetëm 40 minuta pas krimit të rëndë, makina e atentatorëve, e llojit “Toyota” me targë ‘IKA 3066’ u gjet duke u djegur në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji” të Vlorës. Brenda saj u gjet një kallashnikov, modeli “Shars”, gjithashtu i djegur. Kjo armë dyshohet se është pikërisht ajo që qëlloi për vdekje Gentian Qarrin.

Nga ana tjetër, policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë parë të largoheshin në drejtim të Pyllit të Sodës. Pista e parë ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve, pasi Qarri kishte vetëm tre vite që kishte dalë nga burgu. Ai ishte dënuar me 15 vite burg për drogë në Itali, dhe para tre vitesh u kthye në Shipëri, por s’e shijoi dot lirinë.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit të ngjarjes, me shpresën se pamjet filmike mund të zbardhin detaje për autorët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset një person në vlorë vlore plagoset një person në vlorë vlore

Sondazh

Poll