Aktualitet

Plazh në shkurt? Mijëra kosovarë dynden në bregdetin e Shqipërisë, radhë kilometrike në kufi dhe alarm borish

6 Shkurt 2021, 15:52 Nga DOSJA
Plazh në shkurt? Mijëra kosovarë dynden në bregdetin e

TIRANË– Mbi 12 mijë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar këtë fundjavë për në bregdetin e Shqipërisë. Fluksi i shumtë i mjeteve dhe i udhëtarëve ka bërë që në kufi të ketë radhë kilometrike të makinave të cilat kanë nisur të japin edhe ‘alarmin’ me bori.

Pritja për të hyrë në territorin shqiptar zgjat deri në 30 minuta, ndërkohë që për të përballuar fluksin, policia kufitare po punon me 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.

Radha sërish mbetet e gjatë por dëshira e qytetarëve të Kosovës për të shijuar bregdetin shqiptar këtë fundjave, siç duket është më e madhe. Pse jo, për të shijuar edhe plazhin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kosovaret vijne ne shqiperi radhe ne morine kosovaret vijne ne shqiperi radhe ne morine

Sondazh

Poll