Politike

Takimi para shtëpisë së Enver Hoxhës! Rama prezanton ‘heroinën’ e PS-së në Gjirokastër! E moshuara: O të vdes motra

6 Shkurt 2021, 14:36 Nga DOSJA
Takimi para shtëpisë së Enver Hoxhës! Rama prezanton

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama pas bashkëbisedimit me qytetarët në qytetin e Gjirokastrës doli për inspektim në rrugët e zonës. Ai takoi një grua që e prezantoi si “heroinën e PS”, me të cilën shkëmbeu edhe disa batuta, ndërsa ajo i tha se ishte e lumtur “për mandatin e tretë” që parashikon se do e marrë Partia Socialiste.

Takimi mes tyre ka ndodhur përpara shtëpisë së ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila shihet e rrethuar me shirita të kuq.

Gruaja: Ja vlen, ja vlen, ja vlen.

Rama: E di kush është kjo? Kjo është heroina e PS së Fierit. Po pse je gjithmonë si me inat?

Gruaja: Nuk jam me inat por jam në qejfin se do marrësh mandatin e tretë. O të vdes motra jote, do ta marrësh se s’bën.

Rama: Hajde të kalosh mirë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne gjirokaster edi rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll