Politike

Veliaj: Ju sollën Joridën, që lufton kundër ndërtimit të shkollave! Ish-deputetja e PD-së: Do përgjigjesh edhe ti për p

6 Shkurt 2021, 14:33 Nga DOSJA
Veliaj: Ju sollën Joridën, që lufton kundër ndërtimit

TIRANË– Kryebashkiaku Erjon Veliaj teksa ishte në një takim me banorët e Njësisë 2, theksoi se opozita ka krijuar distancë nga hallet e popullit dhe njerëzit po e shohin dita-ditës. Veliaj u ndal te kandidatura e PD-së për Njësinë 2, Jorida Tabaku, për të cilën tha se çuditet si ka mundur të luftojë kundër ndërtimit të një shkolle të re, dy herë më të madhe, siç është “Sami Frashëri”.

Ju kishin sjellë shoqen time të “Sami Frashëri”-t, Joridën, ish nënkryetare e Bashkisë. Po si mund të kesh qenë te “Sami Frashëri” e t’i sulesh rindërtimit të shkollës? Në vend që të thotë nuk ka rëndësi, të majtë e të djathtë, se shkolla jonë po bëhet dy herë më e madhe, më e forte dhe për 1500 nxënës, dhe pa turne, shkon e lufton ndërtimin e shkollës, ky është qameti!”, tha Veliaj.

Ndëkohë nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Tabakut. Përmes një postimi të bërë në Facebook, ajo shkruan se e Tirana e mban si kampion jo për veprat mirëpo për gënjeshtrat që thotë. Ndër të tjera Tabaku shkruan se Veliaj do ti përgjigjet një ditë dhe për përgjimet e Ndranghet-ës, betonin në Tiranë dhe për vjedhjen e fondeve.

POSTIMI I JORIDA TABAKUT:

Erion, ty e gjithë Tirana të mban kampion jo aq për veprat por për gënjeshtrat që lëshon.Një ditë do të përgjigjesh edhe ti për përgjimet e Ndragheta, betonin në Tiranë dhe vjedhjen e fondeve. Buzëqeshja e shtirur nuk mund të të shpëtojë përjetësisht.Plani jonë është i qartë: Do dyfishojmë buxhetin e arsimit brenda mandatit të parë dhe ky është angazhim.Arsimi për ne është një mjet për të rritur ekonominë. Do rrisim në realitet pagat e mësuesve sepse mësuesit i duam në Shqipëri për të rritur një brez të shëndoshë. Do të mbështesim familjet në nevojë për shkollimin e fëmijëve te tyre. Angazhohemi të ndërtojmë shkolla të reja dhe jo tiu marrim prindërve taksa ekstra për t’ia çuar inceneratorëve siç bën sot Bashkia Tiranë.Në 25 prill Tirana Fiton, Shqipëria Fiton!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj jorida tabaku erjon veliaj jorida tabaku

Sondazh

Poll