Art&Argëtim

PAMJE mahnitëse nga qielli! Hëna ‘shfryhet’ si tollumbace teksa “zhduket” në horizont!

4 Shkurt 2021, 18:43 Nga DOSJA
PAMJE mahnitëse nga qielli! Hëna ‘shfryhet’ si

Pamje magjepëse vijnë nga qielli. Në një vidoe që është filmuar nga një kozmonaut rus në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, shihet se Hëna ‘shfryhet’ në momentin që zhduket prapa horizontit. Video është filmuar nga Sergei Kud-Sverchkov, dhe ky fenomen njihet dhe si ‘perëndimi diellor orbital i Hënës’. 

Në video shihet se hëna nis të ndryshojë formën, më pas merr pamjen e një disku të sheshtë dhe në fund zhduket në errësirë. 

Sipas studimeve, ajo që ndodh në të vërtetë është se hëna ngadalë ‘zhduket’ prapa horizontit të Tokës dhe shtrembërimet në imazh shkaktohen nga atmosfera e planetit tonë.

Drita kryqëzon dy mediumet e hapësirës duke e bërë Hënën të duket sikur të ketë ndryshuar formën. Në sfondin e zi, silueta e Tokës përzihet me qiellin e errët dhe bën që hëna të duket sikur po tretet në ajër.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete sergei kud-sverchkov sergei kud-sverchkov

Sondazh

Poll