Art&Argëtim

Rodriguez akuzohet për tradhëti, ç’po ndodh mes Jennifer Lopez dhe të fejuarit të saj?

4 Shkurt 2021, 17:03 Nga DOSJA
Rodriguez akuzohet për tradhëti, ç’po ndodh mes Jennifer

SHBA– Alex Rodriguez, partneri i Jennifer Lopez po përflitet së fundmi për tradhti ndaj këngëtares me Madison LeCroy.

Pas episodit të fundit të serialit të “Bravo Reality”, kur LeCroy u akuzua nga disa shoqet e saj se kishte fjetur me ish-lojtarë të “MLB”, të martuar, u spekulua njëri prej tyre ka qenë Rodriguez.

Pas kësaj, erdhi dhe ragimi i Madison-it, e cila shprehet se ata të dy kanë komunikuar përmes celularit, por asnjëherë nuk kanë pasur kontakt fizik mes tyre.

Është thjesht një i njohur”, tha ajo.

Po ashtu, Rodriguez tha në asnjë moment nuk e ka tradhtuar të fejuarën e tij me të. Të paktën fizikisht jo!

Kjo nuk është hera e parë që Alex akuzohet për tradhti. Një ditë pasi ai dhe Jennifer shpallën fejesën në vitin 2019, bejsbollisti Jose Canseco deklaroi se Alex e tradhton Jennifer-in me ish-gruan e tij.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alex rodriguez jennifer lopez madison lecroy alex rodriguez jennifer lopez madison lecroy

Sondazh

Poll