Art&Argëtim

Mbrëmja finale e ‘Netët e Klipit Shqiptar’, festivali që bëri bashkë artistët shqiptarë në Ulqin

4 Maj 2019, 14:12 Nga DOSJA
Mbrëmja finale e ‘Netët e Klipit Shqiptar’, festivali

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Ulqin finalja e festivalit të njohur “Netët e Klipit Shqiptar”, nën moderim e Arjola Shehut, mbrëmja mblodhi artistë të skenës shqiptare dhe personazhe të njohur të ekranit.

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti rrëmbyen çmimin e parë dhe triumfuan me këngën “Emigranti”. Eneda Tarifa u vlerësua me çmimin “Interpretuesja më e mirë” si dhe Eranda Libohova me çmimet: “Kamera më e mirë” dhe “Imazhi më i mirë”.

Në skenë u ngjit edhe fituesja e edicionit të kaluar, Rozana Radi.

Kjo mbrëmje i dedikoi një moment në kujtim të Adelajda Xhamanit, e cila e drejtoi për dy edicione festivalin “Netët e Klipit Shqiptar”.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture arjola hoxha endri prifti netet e klipit shqiptar stefi prifti arjola hoxha endri prifti netet e klipit shqiptar stefi prifti

Sondazh

Poll