Art&Argëtim

Thirrja e presidentit Wilson ndaj Francës: Të mbrohen të drejtat e shqiptarëve, nuk pranoj që jugosllavët të favorizohen

4 Maj 2019, 10:21 Nga DOSJA
Thirrja e presidentit Wilson ndaj Francës: Të mbrohen të drejtat

“Le Petit Troyen” ka botuar, të hënën e 8 marsit 1920, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e presidentit Wilson për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar.

Shkresa e re e presidentit Wilson për çështjen e Adriatikut

“Shkresa e re e presidentit Wilson lidhur më çështjen e Adriatikut erdhi dje në Quai d’Orsay (Ministrinë e Jashtme franceze)

Ky dokument është i moderuar në formë. Presidenti përshëndeti tonin e përzemërt që mbizotëronte në mesazhet e fundit të aleatëve, por ai mban të njëjtin qëndrim dhe vazhdon të formulojë të njëjtat kundërshtime, si për çështjen e Fiume-s dhe atë të Shqipërisë.

Ai mbështet, në fakt, memorandumin e 9 dhjetorit të fundit.

Veçanërisht për Shqipërinë, ai deklaron se është e rëndësishme mbrojtja e të drejtave të popullit shqiptar dhe nuk pranon që Jugosllavët të favorizohen në këtë pikë.

Së fundi, duke iu përgjigjur pasazhit të letrës së Zotërinjve Millerond dhe Lloyd George, të cilët treguan shqetësim serioz për një shtyrje më të gjatë të çështjes së Adriatikut, presidenti i Shteteve të Bashkuara e mbron fuqimisht veten se nuk ka shkaktuar këtë vonesë dhe lidhur me këtë pikë nuk mban asnjë lloj përgjegjësie.” Marrë nga Darsiani

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur fuqite e medha gjeolopolitika presidenti amerikan wilson te drejtat e shqiptareve fuqite e medha gjeolopolitika presidenti amerikan wilson te drejtat e shqiptareve

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Maj 2019, 20:13

Duke diskutuar për hallet e popullit

I Huaji: Duke diskutuar për hallet e popullitTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...