Aktualitet

Historia e vajzës nga Guatemala që u martua me mjekun shqiptar, Ana Luçia: U dashurua me mua brenda një sekonde

3 Shkurt 2021, 22:12 Nga DOSJA
Historia e vajzës nga Guatemala që u martua me mjekun shqiptar, Ana

TIRANË– Ana Luçia, një avokate nga Guatemala ka treguar se si dashuria me një mjek shqiptar, e solli të jetonte në Shqipëri.

Ajo ka treguar se bashkëshorti i saj kardio-kirurg kishte shkuar në Guatemalë për punë dhe lidhja mes tyre kishte qenë një dashuri me shikim të parë.

“Ishte duke festuar ditëlindjen me miqtë dhe shokët e tij. Unë isha në një restorant. Ai u dashurua me mua në një sekondë. Ne jetuam 1 vit në Guatemalë, ai mbaroi gjërat e tij dhe pastaj iku në Itali dhe qëndroi atje një tjetër vit. Pastaj u transferua këtu sepse mungonte një kardiokirurg në Shqipëri”, tregoi ajo.

E pyetur nëse kishte dëgjuar më parë për Shqipërinë, Ana Luçia pohoi se në fakt kishte dëgjuar që në fëmijëri.

Kur isha shumë e vogël nuk ekzistonte internet fare dhe mamaja ime kishte një enciklopedi shumë të madhe me veshje tradicionale nga e gjithë bota. Dhe unë zgjodha  atë nga Shqipëria  dhe Mali i Zi  si ato që më pëlqenin më shumë”, tregoi ajo.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ana lucia historia e avokates nga guatemala me mjekun shqiptar ana lucia historia e avokates nga guatemala me mjekun shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 20:58

TIRANË- Një ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan publikoi mesazhet e pacientes që humbi jetën nga koronavirusi tek Sanatoriumi, ku i lutej dhe përgjërohej...