Aktualitet

Roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri, ambasadori italian: Politikanët shqiptarë të marrin përgjegjësinë për të vendos

3 Shkurt 2021, 20:12 Nga DOSJA
Roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri, ambasadori italian:

TIRANË– Ambasadori italian në vendin tonë Fabricio Bucci nuk i sheh gjithmonë si të nevojshme ndërhyrjet e komunitetit ndërkombëtar në çdo aspekt të drejtimit politik të Shqipërisë. Gjatë një interviste për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, z. Bucci tha se mbështetja e Italisë për Shqipërinë si një vend i veçantë, ka qenë e vazhdueshme në rrugëtimin e saj drejt demokracisë, drejt konsolidimit të shtetit të së drejtës, drejt një ekonomie të plotë tregu, por shtoi se roli i ndërkombëtarëve, me kohën do të zbehet disi sepse Shqipëria do të mësojë të ecë me këmbët e veta.

“Ne si Itali do të vijojmë ta mbështesim këtë konsolidim. Por unë nuk jam i mendimit se komuniteti ndërkombëtar duhet të hyjë në çdo aspekt të drejtimit politik të Shqipërisë”, u shpreh z. Bucci.

Sipas tij, në demokraci mëson edhe duke gabuar, ndaj është momenti që politikanët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësinë për të vendosur, duke hequr dorë nga alibia e ndërkombëtarëve.

“Por, jam i mendimit se edhe politikanët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësinë për të vendosur, janë përgjegjës kundrejt zgjedhësve dhe nuk mund, gjithmonë, të përdorin ndërkombëtarët, sepse ndërkombëtarët, ndonjëherë ndihmojnë, ndonjëherë. Është e thjeshtë të thuash: ja, ma thanë ndërkombëtarët, prandaj duhet të bëj. Është një mënyrë për të hequr përgjegjësitë, ndërkohë që disa gjëra duhen bërë jo sepse i kërkojnë ndërkombëtarët, por sepse është në interes të Shqipërisë t’i bëjë”, u shpreh ambasadori.

Në këtë kuadër, z. Bucci risolli në vëmendje marrëveshjen e 5 qershorit mbi reformën elektorale, për të cilën siç tha, do t’i kishte pëlqyer që Këshilli Politik do të kishte rënë dakord pa ndërkombëtarët.

“Marrëveshja e famshme politike e 5 qershorit, ajo mbi reformën elektorale, mua personalisht, si ndërkombëtar, do më kishte pëlqyer shumë nëse Këshilli Politik do të kishte rënë dakord pa ndërkombëtarët. Reforma elektorale është një çështje që i takon politikës së brendshme të një vendi. Çdo vend dhe çdo parlament zgjedh vetë ligjin e tij elektoral. Nuk ekziston ligji elektoral i përsosur. Ja, pra, mua do më kishte pëlqyer nëse Këshilli Politik do të kishte arritur të binte dakord pa ndërkombëtarët”, u shpreh ambasadori italian.

Marrë nga EURONEWS

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fabricio bucci. ndrangheta ne shqiperi fabricio bucci. ndrangheta ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 17:41

TIRANË– Drejtuesit e grupit kriminal që u shkatërruar nga një operacion masiv në drejtimin e Europol ishin shqiptarë. Dosja.al ka zbardhur detaje nga skema...