Aktualitet

E TRISHTË! Mjekja nga Durrësi ndahet nga jeta në moshë të re. Mesazhi prekës i kolegëve: Rrezatonte energji diellore!

3 Shkurt 2021, 19:04 Nga DOSJA
E TRISHTË! Mjekja nga Durrësi ndahet nga jeta në moshë

DURRËS– Është ndarë në moshë të re Mjekja onkologe, Anisa Dedja në Durrës.
Lajmin e ka bër të ditur Urdhëri i Mjekut, Durrës, ku thotë se doktoresha vuante nga një sëmundje e rëndë, ku për fat të keq nuk mundi të shërohej. 

E reja kishte përfunduar studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Ndërkohë Urdhëri i Mjekut, ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

POSTIMI:

Doktoreshë Anisa Dedja. Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.
Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji. Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!
Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë, u pre në mes! Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte! Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i saj!

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa dedja anisa dedja

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 17:41

TIRANË– Drejtuesit e grupit kriminal që u shkatërruar nga një operacion masiv në drejtimin e Europol ishin shqiptarë. Dosja.al ka zbardhur detaje nga skema...