Art&Argëtim

Gjetje efektive, hoteli në Afrikë vendos robotë për tu shërbyer klientëve për të mos përhapur Covid-19, ideuesi: Ata sj

3 Shkurt 2021, 17:08 Nga DOSJA
Gjetje efektive, hoteli në Afrikë vendos robotë për tu

AFRIKA E JUGUT- Një hotel në Afrikën e Jugut ka futur robot në hollin e tij si një mënyrë e re për të ndihmuar kilentët dhe të ulin rrezikun e infektimit me koronavirus. HTL Today shkruan se gjithsej në hotel janë 3 robotë të cilët mund të hipin në ashensor të lëvizin në korridoret e hotelit duke mbajtur valixhe të klientëve apo të shërbejnë porosi nëpër dhoma. Fillimisht këta robotë janë krijuar në vitin 2019, por për shkak të mbylljes këta robotë u vendosën tani në shërbim të klientëve.

“Mirësevini në Hotel Sky. Unë nuk jam person, jam një agjent virtual. Ju mund të më bëni një pyetje,” fjalët e robotit drejtuar klientëve.

Krijuesi i robotëve Nikhil Ranchod tha se ata janë një ide interesante dhe se njerëzve u pëlqejnë shumë. Ai gjithashtu tha se robotët janë krijuar që të bëjnë detyrën e tyre në mënyrë më kreative dhe të përgjegjshme.

“Ata sjellin një dimension krejtësisht të ri (dhe) krijojnë një eksitim të bukur. Shumë nga të ftuarit mendojnë se janë … mjaft interesant. Risia e të gjithë sistemit është e madhe në Afrikën e Jugut. Pyesni stafin e tavolinës së parë dhe ata do t’ju thonë se (robotët) u japin atyre më shumë kohë për të kryer detyrat e tyre në mënyrë më kreative dhe më të mirë,” tha Ranchod.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim nikhil ranchod robotë nikhil ranchod robotë

Sondazh

Poll