Art&Argëtim

‘Nuk morëm njeri me zor’/ Ermal Mamaqi kërkon SËRISH ndjesë për thyerjen e rregullave të Covid-19, flet për i

3 Shkurt 2021, 09:50 Nga DOSJA
‘Nuk morëm njeri me zor’/ Ermal Mamaqi kërkon SËRISH

TIRANË-Ermal Mamaqi ka kërkuar sërish ndjesë, pasi organizoi trajnimin ku ishin grumbulluar një numër i madh njerëzish pa respektuar rregtullat kundër koronavirusit. Një ditë më parë ai publikoi një status për t’u kërkuar falje njerëzve, ndërsa u justifikua duke thënë se erdhën më shumë njerëz nga sa ata kishin parashikuar dhe nuk i nxirrnin dot jashtë.

Mirëpo sot në emisionin “Wake Up”, Ermal Mamaqi ka thënë se edhe i ati e ka kaluar rëndë Covidin.

“I kërkova ndjesë njerëzve se nuk dua të bëhem problem për shpërndarjen e Covidit, pasi vetë babai im e ka kaluar rëndë sëmundjen. Kështu që po e ritheksoj që më vjen keq, nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte me vetëdijen time të plotë dhe ishte një organizim i ekipit tim.Ne nxorëm një njoftim që do e bëjmë këtu dhe ishte online. Nga fakti që njerëzit duan të kenë energji dhe duan të kenë diçka ndryshe. Ajo që ndodhi është që erdhi një numër më i madh se ai që kishim llogaritur. Edhe ne morëm një sallë kinemaje për të respektuar masat, por numri ishte i madh dhe njerëzit nuk i nxirrja dot jashtë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë dhe doli nga kontrolli.Ajo që ndodh është ajo që ndodh çdo ditë me planetin, që secili mban përgjegjësi për veprimet e veta. Edhe prezencën e plotë e kanë me dëshirën e tyre të plotë, nuk është se i morëm me zor. Ajo që ndodh gjithë kohës është që njerëzit i shohim si po sillen dhe papritur zëri u ngrit njëkohësisht vetëm për këtë trajnimin tim. Duket sikur të gjithë po rrinë në shtëpi dhe dola veç unë me trajnimin tim”, tha Mamaqi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ermal mamaqi ermal mamaqi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Shkurt 2021, 07:40

SHBA– Ekziston mundësia që Kim Kardashian dhe Kanye West të heqin dorë nga divorci i tyre.Burime pranë tyre kanë treguar se ata kanë nisur të flasin sërish me n...