Art&Argëtim

Humbi babain nga COVID-19, Çiljeta rrënqeth me dedikimin: O zemra ime ti…vetëm kur të përmendja Fernandon reagoje

2 Shkurt 2021, 17:45 Nga DOSJA
Humbi babain nga COVID-19, Çiljeta rrënqeth me dedikimin: O zemra

TIRANË– Pasi babai i saj humbi sot jetën nga COVID-19, Çiljeta Xhilaga ka bërë një dedikim prekës për të.

Në një postim në ‘Instagram’, Çiljeta shkruan se i ndjeri ka qenë një baba shembullor dhe se në jetë nuk i ka munguar asgjë falë kujdesit të tij. Këngëtarja tregon ndër të tjera se i ati reagonte gjatë momenteve të vështira, vetëm kur i përmendte Fernadon, djalin e saj.

O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor… Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire. Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe. Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMED Te dua pergjithmone babush!! E falenderoj pa fund te gjithe e ekipin e mjekeve infermjereve te spitalit “Shefqet ndroqi” bashke me Prof.Perlatin per te gjithe perkushtimin qe treguan deri ne frymen e fundit sdo ta harroj kurr humanizmin tuaj”, shkruan Çiljeta.

Babai i Çiljeta Xhilagës humbi jetën ditën e sotme pas një beteje disa ditore me Covid-19. Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte luftën me virusin.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ciljeta humb babain ciljeta humb babain

Sondazh

Poll