Art&Argëtim

3 Shkurt 2021, 07:40 Nga DOSJA

SHBA– Ekziston mundësia që Kim Kardashian dhe Kanye West të heqin dorë nga divorci i tyre.

Burime pranë tyre kanë treguar se ata kanë nisur të flasin sërish me njëri-tjetrin në telefon dhe se Kim po e mendon më gjatë ndarjen, duke qenë se kanë edhe katër fëmijë në mes.

“Kim dhe Kanye po kalojnë më shumë kohë duke komunikuar së bashku. Këto 3 javët e fundit po ecën mirë mes tyre. Kim po tregohet e duruar sepse e sheh që Kanye po përpiqet”, ka treguar një burim pranë tyre.

Çifti u përfol në mediat rozë se i kishin dhënë fund martesës së tyre disavjeçare mirëpo duket se 4 fëmijët që kanë së bashku janë një lidhje shumë e fortë që i ka bërë të rinisin sërish komunikimin mes tyre.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll