Politike

“Për cilin qershor bëhet fjalë..”/ Gahler i përgjigjet Ramës: Jam i surprzuar, marrëveshja e 5 qershori ka shu

2 Shkurt 2021, 20:31 Nga DOSJA
“Për cilin qershor bëhet fjalë..”/ Gahler i

TIRANË – Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, i është përgjigjur Kryeministrit Rama, i cili në një deklaratë për shtyp tha se nuk njeh asnjë marrëveshje të 5 qershorit. 

Ndërkohë Gahler, në një intervistë ekskluzive që ka bërë për “Tempora” ka thënë se marrëveshja e 5 qershorit është një çështje shumë e rëndësishme për Parlamentin Evropian, duke shtuar se habitet nga ajo që ka thënë Kryeministri ynë.

“Pavarësisht partisë që është në pushtet, kritikat do të jenë të njëjta. Surprizohem që Rama thotë se marrëveshja e 5 qershorit nuk ka rëndësi, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme edhe për Parlamentin Evropian.”- tha ai. 

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat, komentoi sot deklaratat e Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili i kërkoi Ramës të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësimin në BE. Rama foli edhe për marrëveshjen e 5 qershorit

“Për cilin qershor bëhet fjalë, se unë njoh 1 qershorin. Çfarë është 5 qershori? Për çfarë flitet? Ç’punë ka një koordinator i PE-së me këtë datë? Për çfarë jemi ne këtu, që mos hapim gojën edhe kur shohim një fakt. Ka njerëz politikanë që në vendet e tyre as i njeh kush dhe vijnë këtu e na japin mend. Ky është një karagjozllëk i madh, që e bëjnë për pushtet, për të marrë karrige dhe të bëhet Shqipëria copë-copë, me gjysmë të vërteta që janë gënjeshtra të trasha. Merrni një shtet si ne, që dalin njerëz të dorës së dytë dhe të tretë në vendin e tyre, që shumë mirë për punën e tyre, por s’kanë pse merren me ne, duke u keqpërdorur nga këtu”, tha Rama.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll