Art&Argëtim

Nusret e pëson keq pas videos së bujshme… rrini të qetë! Jo pas asaj me qeveritarët tanë

27 Janar 2021, 12:29 Nga DOSJA
Nusret e pëson keq pas videos së bujshme… rrini të

TURQI– Shefi i kuzhinës, mjaft i njohur në të gjithë botën edhe si “Salt bae”, Nusret Gökçe, është vënë nën hetim nga prokuroria pas një videoje të bujshme që ka publikuar në profilin e tij në Instagram. Mos u shqetësoni….nuk bëhet fjalë për videon ku dukeshin qeveritarët tanë në restorantin e tij në Dubai.

Kuzhinieri turk po hetohet për nudizëm dhe shkelje të rregullave në rrjetet sociale, pas një videoje intime që publikoi në Instagramin e tij ku ndiqet nga miliona njerëz. CNN turk shkruan se ka qenë një nga ndjekësit e kuzhinierit turk, ai që ka depozituar një ankesë në prokurori, pas publikimit të videos, ku Nusretit, i dukej organi gjenital.

Pas kësaj ankese, prokuroria turke ka nisur hetimet ndaj tij. Tashmë, pritet që prokuroria të marrë një vendim lidhur me Nusret.

Shefi i kuzhinës është bërë qendër e mediave tona pas publikimit të videos ku anëtarët e kabinetit qeveritar, ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku si edhe këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku shfaqeshin duke darkuar në restorantin e tij në Dubai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nusret gokce nusret paditet ne prokurori nusret gokce nusret paditet ne prokurori

Sondazh

Poll