Art&Argëtim

STUDIMI/ Ndotja e ajrit rrit rrezikun e humbjes graduale të shikimit

26 Janar 2021, 17:42 Nga DOSJA
STUDIMI/ Ndotja e ajrit rrit rrezikun e humbjes graduale të shikimit

BRITANI– Sipas një studimi të fundit nga një grup shkencor britanik, ndotja e ajrit rrit rrezikun për humbjen graduale të  shikimit.

Studimi shton një tjetër problem shëndetësor që lidhet me cilësinë e ajrit, janë sëmundjet respiratore dhe kardiovaskulare, shkruan CNN.

Mungesa e ajrit të pastër, shtuar edhe moshën, përbëjnë shkakun kryesor të humbjes së pakthyeshme të shikimit tek njerëzit mbi moshën 50 vjeç në vendet e zhvilluara. Numri i të sëmurëve, i cili është vazhdimisht në rritje, pritet të arrijë në 300 milion deri në vitin 2040. Faktorët e tjerë ndikues janë pirja e duhanit si dhe gjenetika.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Paul Foster i Institutit të Oftalmologjisë në University College London (UCL), botuan gjetjet e tyre në Revistën Britanike Ophthalmologjike. Në studim u morën 52,602 njerëz të moshës 40 deri 69 vjeç, nga të cilët 1,286 u diagnostikuan me probleme me shikimin, të cilët vinin nga vende me ndotje të lartë..

Ndotja shkakton stres dhe inflamacion në trup, gjë që rrit rrezikun për sytë. Studiuesit theksuan nevojën për të konfirmuar gjetjet e tyre nga një studim tjetër, në mënyrë që ndotja e ajrit të vendoset si një faktor i rëndësishëm mjedisor i rrezikut për këtë sëmundje.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete ndotja e ajrit problemi i shikimit studim ndotja e ajrit problemi i shikimit studim

Sondazh

Poll