Art&Argëtim

‘Ende nuk duket e vërtetë’, një vit pas vdekjes së ‘legjendës’ Kobe Bryant, bashkëshortja prek me dedikimin

26 Janar 2021, 17:00 Nga DOSJA
‘Ende nuk duket e vërtetë’, një vit pas vdekjes

SHBA– Sot bëhet plot 1 vit nga aksidenti tragjik ajror, i cili i mori jetën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, vajzës së tij 7-vjeçare Gianna dhe 7 personave të tjerë.

Edhe pse koha nuk ka mundur të lehtësojë dhimbjen, bashkëshortja e tij ka treguar se ku e ka gjetur arsyen për të jetuar gjatë këtij viti pa njeriun e saj të zemrës.

Sot, në ditën e vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës, Vanessa Bryant ka ndarë një Instagram një letër nga një mikeshë e Gianna-s, e cila ka treguar kujtimet e saj me të ndjerën.

Më mungon vajza ime dhe Kob-Kob kaq shumë! S’do ta kuptoj kurrë pse dhe si kjo tragjedi mund t’i ndodhte disa qenieve njerëzore aq të mrekullueshme. Ende nuk duket e vërtetë. Kob, ne bëmë më të mirën! Gigi, ti vazhdon ta bësh mamin krenare. Ju duam.”- janë fjalët emocionuese të Vanessa-s në postim.

 

 

A post shared by Vanessa Bryant ? (@vanessabryant)

Kobe Bryant la pas 3 vajza, për të cilat po përkujdeset Vanessa, Natalia Bryant 17 vjeçe, Bianka 4 vjeçe dhe vogëlushen 18 muajshe Capri.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kobe bryan vanessa bryant kobe bryan vanessa bryant

Sondazh

Poll