Bota

AAK zëvendëson emrat e kandidatëve për deputet që kanë probleme me ligjin

26 Janar 2021, 13:55 Nga DOSJA
AAK zëvendëson emrat e kandidatëve për deputet që

KOSOVË– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u është lejuar kandidimi për shkak të problemeve me ligjin, raportojnë mediat vendase.

Kështu ka bërë të ditur lideri i partisë, Ramush Haradinaj, i cili tha se po presin që Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa ta certifikojë listën e plotë.

“Ne kemi propozuar tre zëvendësime në listë edhe po ashtu kemi shpjeguar situatën me doktor Dreshaj që ka kaluar afatin tre vjeçar. Ne presim sot që të certifikohet lista jonë. Sido që të jetë, nëse jo, ne do të ndjekim rrugët ligjore për t’u ankuar në Gjykatën Supreme”,- tha Haradinaj, gjatë vizitës në ndërmarrjen “Higjiena” në Deçan.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, sot duhet të vendosë për ankesat e partive politike për moscertifikimin e listave me kandidatë për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll