Bota

Gjykata Speciale lë në paraburgim Salih Mustafën, ish-anëtarin e UÇK-së i akuzuar për krime lufte

26 Janar 2021, 12:04 Nga DOSJA
Gjykata Speciale lë në paraburgim Salih Mustafën,

KOSOVË– Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale ka lënë në fuqi vendimin për të vazhduar masën e paraburgimit për ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit, Salih Mustafa, njofton Insajderi.

Në njoftimin publik të Speciales, të publikuar të Martën, arsye për vazhdimin e paraburgimit të Mustafës përmenden rreziku i ikjes, ai i ndërhyrjes në proceset gjyqësore dhe mundësia e kryerjes së krimeve të tjera.

Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 Shtator 2020.

Seanca e paraqitjes së parë të Mustafës u mbajt më 28 Shtator 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e tij të mëtejshme, më 28 Tetor 2020, Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjyqi ndaj ish antareve te uçk salih mustafa gjyqi ndaj ish antareve te uçk salih mustafa

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 11:02

SERBI-Kancelari austriak Sebastiam Kurz ka thënë se Serbia nuk do të hyjë në bashkimin Evropian nëse nuk normalizon gjërat me Kosovën. Gjatë një intervistë për ...