Bota

Artisti shqiptar që jeton dhe punon në Greqi, Ioannis Apergis: Në punë nuk kam hasur me rracista

26 Janar 2021, 11:50 Nga DOSJA
Artisti shqiptar që jeton dhe punon në Greqi, Ioannis Apergis: Në

GREQI- Aktori me origjinë shqiptare që ri në Greqi, Ioannis Apergis ka treguar disa detaje nga jeta e tij. Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ai ka thënë se fillimisht prindërit e tij në Greqi kanë shkuar në vitin 1995. Ai tha se në atë kohë ata kanë fjetur nëpër stola jashtë deri sa të gjenin një punë dhe një shtëpi.

“Në ‘95 erdhën prindërit këtu në Greqi me vizë refugjatë punonin dhe që atëherë na u fut mikrobi dhe nuk na lanë pa marr mua dhe vëllain e vogël. Javën e parë sa të gjenim shtëpi, flinim jashtë, nëpër stola si gjithë shqiptarët”,tha ai.

Në lidhje me karrierën e tij si aktor ai tha se fillimisht ka nisur në teatër, dhe më pas ka vazhduar shkollën e aktrimit. Para së të shkonte në shkollë aktrimi, atij i thoshin se nuk ka mundësi që ai të jetë aq profesional në teatër. Më tej ai tha se një mësuese i ka thënë që të shkoj në një shkollë aktrimi.

“Kam filluar me teatër më pas kam shkuar në shkollën e aktrimit, tani mbush 10 vjet në teatër. Më thonin nuk ka mundësi t’i të mos jesh futur në shkollë nuk e di e kisha në gjak. më thonin shko në shkollë por një mësuese më tha, nuk do të shkosh në universitet, por do futesh në shkollë aktrimi. Më futën në shkollë aktrimi, dhe direkt më morën që nga viti dytë mua më futën në punë, nuk e kisha mbaruar shkollën. Në aktrim nuk ka racizëm, i bën punën tjetrit, të fut në punë” u shpreh artisti Ioannis Apergis.

Ai gjithashtu ka folur edhe për rolin e “Vangjielit”, i cili e bëri të famshëm në të gjithë Greqinë. Ai tha se ai është një krijim që ka bërë gjatë karantinës, teksa rrinte gjatë gjithë kohës në shtëpi me prindërit.

“Është një krijim i karantinës , gjithë ditën me prindërit në shtëpi dhe shikoja reagimet e babait, i një babai shqiptar shikoja tek shtëpitë e shokëve, shikoja grekët ishin njëlloj shkoj marr atë gjuhën që flasin ca si puna e mamasë sime, që e flasin shap shup në gjuhën greke si puna e mamasë sime, i bëj bashkë dhe bëj një rol një Vangjel, dhe për një natë u bë i famshëm”,rrëfeu ai.

Ioannis tregoi edhe për projektin e tij më të fundit të tij, ku po luan rolin e një shqiptari në një serial.

“Eltoni është një cun që ka bërë 5 vjet shkollë, është i urtë, punon në dy punë, i ndihmon të gjithë atje në repartin ushtarak dhe në magazinën që punon, ai fshati është afër me Turqinë në rol. Eltoni është një çun që ka mamanë në Shqipëri, dhe ka motrën në Athinë me studime. Është hera parë në një television që një shqiptar futet ushtar,” përfundoi ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aktori shqiptar ne greqi ioannis apergis aktori shqiptar ne greqi ioannis apergis

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 11:02

SERBI-Kancelari austriak Sebastiam Kurz ka thënë se Serbia nuk do të hyjë në bashkimin Evropian nëse nuk normalizon gjërat me Kosovën. Gjatë një intervistë për ...