Art&Argëtim

Në 85-vjetorin e lindjes/ Akademia e Shkencave ripropozon Ismail Kadarenë për çmimin ‘Nobel’

25 Janar 2021, 16:50 Nga DOSJA
Në 85-vjetorin e lindjes/ Akademia e Shkencave ripropozon Ismail

TIRANË– Akademia e Shkencave do të organizojë veprimtarinë shkencore “Ismail kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit. 

Mësohet se më datë 28 janar do të bëhet publik edhe rikandidimi i shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në Letërsi nga kreu i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi.

Po ashtu bëhet e ditur se disa nga kumtesat që do të mbahen janë në këtë këtë veprimtari janë: “Kadare në letërsinë europiane botërore” nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, Pirro Misha,  dhe më tej kumtesa e studiuesit të letërsisë shqipe, prof. Bashkim Kuçukut, me temën “Kadareja në kritikën botërore, një paraqitje enciklopedike e ndërkombëtarizimit të veprës së shkrimtarit shqiptar; paraqitje e dy vëllimeve të para “Kadareja në kritikën franceze”.

Ndërkohë, Roland Tasho ka përgatitur dhe ekspozitë fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit së njohur Ismail Kadare. 

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ismail kadare ismail kadare

Sondazh

Poll