Bota

Gjykata Speciale e Hagës kërkesë për një tjetër anëtar të UÇK-së, ish ushtarja Sadete Doda do paraqitet në zyrat e EU

24 Janar 2021, 11:53 Nga DOSJA
Gjykata Speciale e Hagës kërkesë për një tjetër

KOSOVË– Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda(Shota) është ftuar nga Gjykata Speciale. Ajo do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me 26 janar.

“Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”,-  ka shkruar Musliu në rrjetin e saj social Facebook.

Postimi i plotë i Ganimete Musliut:

Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Çlirimitaret do kthehen faqebardhe por si do jetojne me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage!

Lajmi vjen pasi në muajin Nëntor Gjykata Speciale ngriti disa aktakuza për krime lufte ndaj disa anëtarëve të UÇK-së. Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Sipas aktakuzës, krimet janë kryer në disa vende në Kosovë si dhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe janë kryer nga ana e anëtarëve të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave “që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni akuzat ndaj uck gjykata speciale e hagës akuzat ndaj uck gjykata speciale e hagës

Sondazh

Poll