Bota

Maqedonia e Veriut më e varfër se ne? Publikon pagat e kabinetit, shumë më pak se qeveria Rama, sa është rroga e zyrtarëv

22 Janar 2021, 12:37 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut më e varfër se ne? Publikon pagat e kabinetit,

MAQEDONI- Qeveria e Maqedonisë në faqen zyrtare të Qeverisë ka publikuar pagat e kabinetit qeveritar. Sipas asaj që është publikuar pagën më të lartë e merr kryeministri Zaev, respektivisht 78.840 denarë, ndërsa i shtohet dhe vjetërsia 22-vjeçare, ku paga e tij kap vlerën e 87.813 denarëve ose 1439 euro.

Në vendin e dytë me rrogën më të lartë është ministri i Brendshëm ,Oliver Spasovski i cili merr pagë prej 85.113 denarëve (afërsisht 1200 euro), pastaj renditet ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74.273 denarë (1200 euro).

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska merr 72,989 denarë pagë mujore ose 1200 euro, kurse ministrja e Kulturës, Irena Stefoska merr 72.670 denarë.

Vijon zëvendësministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ai për Çështje Ekonomike, Fatmi Bytyqi, të cilët marrin nga 71.385 denarë. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, marrin nga 70.102 denarë që bëjnë 1145 euro.

Krahasuar me Shqipërinë, duket se ka një diferencë ku kryeministri e ka rrogën rreth 1700 euro dhe ministrat më shumë se 1500 euro në muaj.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni qeveria e maqedonise qeveria e maqedonise

Sondazh

Poll