Bota

VIDEO/ Vajza e shefit të policisë në Britani filmohet duke thyer rregullat në një festë

22 Janar 2021, 11:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Vajza e shefit të policisë në Britani filmohet duke thyer

BRITANI– Ndërsa Britani është mbërthyer nga rastet në shtim të infektimeve me COVID-19, ku qeveria tashmë ka vendosur masa të rrepta kufizimi, vajza 19-vjeçare e ndihmës shefit të policisë së Cumbria në Angli është filmuar duke marrë pjesë në një festë.

Amy Slattery shihet nën shoqërinë e miqve të saj të Universitetit të Leeds, ku nga video mund të shihet se askush nuk mban maska dhe nuk respektohet distanca fizike.

Nga ana tjetër, babai i saj polic, që njëkohësisht është edhe kryetar i grupit të koordinimit strategjik kundër Covid-19, ka bërë vazhdimisht thirrje për të evituar të tilla evente dhe për të respektuar rregullat e pandemisë.

Leeds është një nga qytetet më të goditura nga Covid-19 në Angli, ku më shumë se 1 mijë persona kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë. Po kështu, edhe numri i infektimeve në shumë zona të qytetit është mbi nivelin mesatar të infeksioneve. Universitetet janë konsideruar një faktor kryesor në përhapjen e virusit. Këtu ndikon edhe lëvizshmëria e studentëve nga njëri qytet në tjetrin. Dhe sipas statistikave, nivelet e infeksionit rriten shpesh në zonat ku ka numër të lartë të studentëve

Një ditë pas kësaj feste, ka reaguar edhe Universiteti i Leeds, ku njoftonte se disa studentë shkelën rregulloren duke organizuar festime dhe duke rrezikuar shëndetin e të tjerëve.

Britani ësht një nga vendet më të goditura nga koronavirusi ku në total raportohen 1,862,359 raste dhe 94,580 të vdekur.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll