Bota

Presidenti i Argjentinës merr dozën e vaksinës ruse ‘Sputnik’, Fernandez thirrje popullit: Le ta bëjmë!

22 Janar 2021, 11:46 Nga DOSJA
Presidenti i Argjentinës merr dozën e vaksinës ruse

ARGJENTINË– Presidenti argjentinas Alberto Fernandez mori vaksinën ruse ‘Sputnik’ kundër Covid. Ferndandez kreu vaksinimin një ditë pasi rregullatori i shëndetit të vendit miratoi vaksinën e prodhuar nga Rusia për përdorim të kategorisë 60 vjeç e lart.

“Falënderoj Institutin Gamaleya për punën e tij shkencore, ata që punuan për të sjellë punët e tyre te ne dhe të gjithë personelin shëndetësor të vendit tonë për angazhimin e tyre të madh. Bërja e vaksinimit ndihmon në imunizimin tonë kundër koronavirusit. Le ta bëjmë!”– shkroi ai

Miratimi për shpërndarjen e Sputnik V nga Administrata Kombëtare e Argjentinës e Ilaçeve, Ushqimit dhe Teknologjisë Mjekësore (ANMAT) dhe gatishmëria e Fernandez për të marrë vaksina, është një nxitje për Moskën pasi ajo kërkon të kapë një pjesë të konsiderueshme të tregut të vaksinave jashtë shtetit.

Argjentina ka marrë dorëzimin e 600,000 dozave të Sputnik V deri më tani. Më shumë doza pritet të mbërrijnë në Argjentinë më vonë këtë muaj dhe në shkurt. Argjentina ka regjistruar më shumë se 1.8 milion raste të COVID-19 dhe mbi 45,000 vdekje nga virusi.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne argjentine koronavirusi ne argjentine

Sondazh

Poll