Art&Argëtim

‘E do ndonjëherë Hitlerin ky popull’, Zef Deda shprehet hapur

2 Maj 2019, 07:20 Nga DOSJA
‘E do ndonjëherë Hitlerin ky popull’, Zef Deda shprehet

TIRANË– Mbrëmja e djeshme e Soiree ishte e gjitha kushtuar artit ku ndër të tjerë ishte i ftuar dhe aktori i humorit, Zef Deda. Sigurisht që i pranishëm në skenë, Zef Deda i solli tjetër atmosferë duke shkaktuar të qeshura dhe humor në skenë me batutat e tij spontane.

Aktori shkodran kishte zgjedhur një hyrje ndryshe. I veshur si Charlie Chaplin ai risolli dhe njëherë në skenë rolin e tij të preferuar, por mustaqet që ishin pjesë e maskimit skenik, i sollën ndërmend dhe një batutë.

Moderatorja, Jonida Shehu e krahasoi në një moment me diktatorin, Hitlerin, por edhe Zef Dedës i erdhi ndërmend fakti se shqiptarëve i duhet rikujtuar Hitleri ndonjëherë.

“U dukërkam me të vërtetë si Hitleri. Besa duhet me luajt ndonjëherë pak atë rol… sa për t’ja kujtuar këtij populli.”-u shpreh Zef Deda.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz charlie chaplin hitleri mustaqe zef deda charlie chaplin hitleri mustaqe zef deda

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Maj 2019, 18:34

Plogështia e shqiptarit

Ky artikull është shkruar 80 vite më parë, në 1 maj 1937, nga Selaudin Toto*, në revistën e njohur “Përpjekja shqiptare” e ideologut të “neoshqiptarizmës”, Bran...