Bota

Tragjike! Po tentonin kalimin nga Afrika Veriore për në Itali, mbytet anija në Mesdhe, humbin jetën 43 persona 

20 Janar 2021, 16:26 Nga DOSJA
Tragjike! Po tentonin kalimin nga Afrika Veriore për në Itali, mbytet

LIBI- Një anije që transportonte migrantë për në Evropë u përmbys në Detin Mesdhe, ku si pasojë, kanë humbur jetën 43 persona. Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, i cili tha se shkatërrimi i anijes “tragjike” që ndodhi një ditë më parë ishte katastrofa e parë detare në 2021.

Sipas Organizatës, në anije ishin emigrantë, të cilët ishin nisur drejt vendecve të Evropës. Mësohet se viktimat janë emigrantë që paligjshëm që po tentonin kalimin nga Afrika Veriore për në Itali.

Mediat e huaja, shkruajnë se Mesdheu është bërë shpesh dëshmitar i tragjedive të ngjashme ku çdo ditë, kryesisht nga brigjet e Libisë nisen qindra emigrantë për në Perëndim.

Në vitet e fundit, BE ka bashkëpunuar me rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera lokale për të ndaluar kalimet e tilla të rrezikshme në det.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota humbin jeten 43 persona humbin jeten 43 persona

Sondazh

Poll