Bota

KQZ i preu shpresat, Kurti s’dorëzohet: Nuk jam në dijeni, do të vazhdoj t’i prij listës së Vetëvendosjes

20 Janar 2021, 15:59 Nga DOSJA
KQZ i preu shpresat, Kurti s’dorëzohet: Nuk jam në dijeni, do

KOSOVË- Kreu i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas lajmit se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk e ka lejuar atë që të kandidojë në zgjedhjet e 15 shkurtit. Me anë të një deklaratë ai tha se nuk është në dijeni të këtij vendimi dhe se nuk ka marrë asnjë shkresë nga KQZ. Më tej ai ka thënë se ai do të kryesojë lisrtën e VV dhe se të gjitha institucionët duhet që të ndjekin vullnetin e popullit.

“Unë nuk jam në dijeni për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo cka po verejë në Kosovës është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit. Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai.

Ditën e sotme KQZ nuk e ka çertifikuar Kurtin për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentarë të 14 shkurtit. Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, pasi ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 14:34

FOTO/ Si po e pret Kapitoli inagurimin e Joe Biden

SHBA- Pak orë na ndajnë nga inagurimi i Joe Biden si President i 46-të i Shteteve Të Bashkuara, ku si rrallëherë nuk do të ketë një ceremoni tradicionale me shk...