Art&Argëtim

Së bashku me Kim Kardashian, motrat Dua dhe Rina Lipa zgjidhen si vajzat më me stil nga  prestigjiozja “Vogue”

18 Janar 2021, 17:28 Nga DOSJA
Së bashku me Kim Kardashian, motrat Dua dhe Rina Lipa zgjidhen si vajzat

BRITANI– Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, përveç muzikës, ka rënë në sy edhe për stilin e saj të veçantë. Rdhe motra e saj, Rina Lipa, shpesh herë është komentuar për stilin e bukur të veshjes dhe  po tërheq vëmendjen me stilin e saj interesant thotë revista e njohur “Vogue”.

Revista ka përfshirë në një artikull personazhet e njohur dhe të famshmit e “Instagram”-it që u veshën më mirë javën që lamë pas. Në këtë artikull përmendet Dua Lipa dhe po ashtu motra e saj, Rina. Duke folur për veshjet më të bukura të Dua Lipës, në të shkruhet edhe për motrën e saj, që e ka shoqëruar Duan bashkë me familjen në pushimet në Meksikë.

Dua nuk është e vetmja Lipa që ka talent për stilin. Me oqeanin në sfond, motra e saj më e vogël, Rina, u shfaq me një look shumë elegant, që përfshinte një varëse perlash, një këmishë klasike të bardhë, një fund të zi dhe taka”, shkruan “Vogue” për Rinën.

Në këtë artikull të revistës përmendet edhe Kim Kardashian, FKA Twigs, Tracee Ellis Ross etj.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa rina lipa vogue dua lipa rina lipa vogue

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Janar 2021, 11:56

TIRANË -Modelja Aurela Hoxha dhe pse larg Shqipërisë merr gjithmon vëmendjen e mediave rozë për jetën e saj private. Aurela është zhvendosur në Spanjë ku k...