Art&Argëtim

E quajti ‘kota biskota’, Niki Delijorgji përballet me Alesia Bamin për deklaratën e saj, moderatorja: U konsultove me eng

18 Janar 2021, 11:50 Nga DOSJA
E quajti ‘kota biskota’, Niki Delijorgji përballet me Alesia

TIRANË– Modelja Kleoniki Delijorgji dhe moderatorja Alesia Bami u përballën me njëra-tjetrën ditën e djeshme në rubrikën ‘Trotuar’. Kjo përballje vjen pas akuzës që Delijorgji i bëri moderatores duke e quajtur “kota biskota” mirëpo më pas i kërkoi falje.

Kleoniki e sqaroi deklaratën e saj para Alesias duke u shprehur se nuk ka për synim që të ulë asnjë femër tjetër dhe vetë të duket mirë. Por, në fund i tha Alesias se në sytë e saj nuk është modele.”

Unë nuk kam asgjë me ty, nuk kam asgjë me asnjë femër. Nuk dua të ul asnjë femër tjetër që unë të dukem më mirë. Por, aty mu bë një pyetje dhe duhet të përgjigjesha sepse nuk doja të merrja tortën fytyrës. Ti mund të jesh shumë e mirë, por për mua nuk je modele”.-deklaroi Kleoniki.

Alesia e pranoi se nuk është modele, duke treguar se pjesë e botës së modelingut ka qenë vetëm për dy vite, nga mosha 13 vjeç deri në 15 vjeç. Megjithatë, nuk e kurseu një batutë, që më shumë u duk si ironi.

“Unë modelingun e kam nisur 13 vjeç kur nuk i kam patur këto format që kam sot dhe e kam mbyllur 15 vjeç, kështu që unë tani nuk jam më modele. Megjithatë, doja të të pyesja këtë mendimin e kishe personal, apo u konsultove edhe me engjëjt?”-ia ktheu Alesia.

Nuk dihet nëse debati mes vajzave do të vijojë në rrjetet sociale apo përfundoi në këtë përballje televizive…

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alesia bami niki delijorgji alesia bami niki delijorgji

Sondazh

Poll