Ekonomi

FOTO/ Gjermania i dhuron 1 mijë oksimetra Shqipërisë, ambasadori Zingraf: Do të vazhdojmë t’ju mbështesim

16 Janar 2021, 10:06 Nga DOSJA

TIRANË- Qeveria gjermane i ka dhuruar 1 mijë oksimetra Shqipërisë për të ndihmuar në luftën kundër COVID19. Oksimetrat u sollën në Shqipëri nga zyra e OBSH në vendin tonë dhe iu dorëzuan të premten ministres Ogerta Manastirliu.

Në ceremoni ishte ministrja Manastirliu, ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në vendin tonë. Manastirliu falenderoi qeverinë gjermane dhe tha se:  “luftën me COVID-19 do ta fitojmë duke qenë bashkë dhe solidarë me njëri-tjetrin!” 

Ndërsa ambasadori Zingraf u shpreh se: “Gjermania është e lumtur të vazhdojë mbështetjen e saj për Shqipërinë në luftën kundër pandemisë dhe, në këtë mënyrë, të plotësojë mbështetjen e madhe që Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë.”

Oksimetri i pulsit është një aparat që ndihmon për matjen e niveleve të oksigjenit në gjak. Këto parametra ndihmojnë mjekët dhe familjarët për të kuptuar nëse ka nevojë për një trajtim mjekësor më të rëndësishëm në spital. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale gjermania dhuron oksimetra gjermania dhuron oksimetra

Sondazh

Poll