Ekonomi

Viti nis me rritjen e çmimit të miellit, vajit dhe cigareve, pasojë e akcizës

15 Janar 2021, 07:14 Nga DOSJA
Viti nis me rritjen e çmimit të miellit, vajit dhe cigareve,

SHQIPËRI– Viti i ri 2021 nisi me rritjen e çmimeve të cigareve, miellit dhe vajit në pikat e pakicës në vend.

Çmimet e paketave të cigareve u shtrenjtuan me 10 lekë si rrjedhoje e rritjes së akcizës nga 1 janari me 5 lekë. Çmimi mesatar për paketë shkoi në 260 lekë ose 4 për qind më shumë se më 2020. Tregtarët e pakicës raportuan se çmimi i vajit vegjetal për gatim është rritur me 20 lekë për litër ose 12.5%. Një kilogram kushton aktualisht 180 nga 160 lekë që ishte më parë.

Rusia, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të grurit kufizoi eksportet për të krijuar rezerva të brendshme nga frika e pandemisë. Ky veprim rriti çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare. Rusia dhe Serbia janë furnizuesit kryesor të grurit në vendin tonë.

Grosistet e vajit dhe grurit u përballen me çmime më të larta qe në furnizimet e vitit 2020, por ato transferuan një pjesë të rritjes së çmimit për vitin e ri financiar 2021. Ndërsa për cigaret rritja e çmimeve buron nga masat që qeveria mori që vitin 2017, duke miratuar një kalendar për rritjen e akcizës vit pas vit deri më 2021.

Sipas këtij kalendari akciza në vitin 2021 arriti në 6500 lekë për 1000 copë cigare nga 6250 lekë që ishte vitin e kaluar. Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre.

Mirëpo në rastin e Shqipërisë rritja e akcizës shoqërohet me rritje të kontrabandës, siç edhe ka ndodhur që kur kjo politike e taksave me rritje ka nisur të aplikohet. Ministria e Financave ka sqaruar se me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për cigaret të paktën 90 euro për 1000 cigare, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së.

Ndërsa artikujt e mallrave tw tjera të shportës ushqimore po shiten më të njëjtat çmime si më 2021. Oferta më e lartë me prodhime vendi i ka mbajtur çmimet stabël për këtë sezon, teksa kërkesa ka pësuar rënie. Tregtarët e pakicës pohojnë se konsumi ka rënë për të gjitha kategoritë e mallrave ushqimore. Sipas tyre arsyet kryesore lidhen me largimin e njerëzve jashtë vendit dhe me tkurrjen e të ardhurave si rezultat i papunësisë që ka krijuar pandemia./B.Hoxha/

Marrë nga Monitor.al

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi akciza ne shqiperi rritet cmimi i cigareve akciza ne shqiperi rritet cmimi i cigareve

Sondazh

Poll

Ekonomi 13 Janar 2021, 21:50

TIRANË- Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi ka hedhur akuza të forta kundër Ministres së Ekonomisë, Anila Denaj. I ftuar në emisionin “Open” Neranxi tha s...