Ekonomi

Zvarriten punimet/ Te “ish Shqiponja” kompania duhet t’i përfundojë në fund të shkurtit, kaos me trafikun, kush përfi

15 Janar 2021, 20:38 Nga DOSJA
Zvarriten punimet/ Te “ish Shqiponja” kompania duhet t’i

Në ish-sheshin Shqiponja, në hyrje të Tiranës, prej një kohe të gjatë po punohet për ndërtimin e nënkalimit, por siç mund të shihet ka pak mjete pune dhe punonjës të kompanisë ndërtuese.

Afati për të përfunduar këtë vepër është në fund të shkurtit. Kompania “Sallillari”, i ka zvarritur afatet e punimeve që për pasojë ka sjellë një trafik të rënduar në hyrje të kryeqytetit. Radha shkon disa kilometra…

I gjithë ky varg trafiku që shihni në pamje, nis që nga mbikalimi i Kamzës, për të vijuar më tej deri në afërsi të zonës së Astirit. Dhe e gjithë kjo vetëm për shkak se kompania “Salillari” ka mbetur mbrapa me punimet. Kjo zvarritje e punës për ndërtimin e nënkalimit, i kushton çdo qytetari të Tiranës orë të tëra sfilitëse në trafik, humbje kohë dhe shpenzime për të gjithë.

Të vetmit që fitojnë nga ky kaos dhe zvarritje e punës janë drejtuesit e “Salillarit”.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale trafiku tek dogana trafiku tek dogana

Sondazh

Poll