Ekonomi

Goditja nga pandemia/ Guvernatori Sejko: Fillimi i vaksinimit do të përmirësojë ekonominë

14 Janar 2021, 16:29 Nga DOSJA
Goditja nga pandemia/ Guvernatori Sejko: Fillimi i vaksinimit do të

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se ndikimet negative në ekonomi pritet të jenë afatshkurtra dhe kthimi duhet të jetë i shpejtë nëse situata me vaksinimin ndaj COVID-19 shkon drejt normalizimit.

Sejko ka marrë pjesë në forumin për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga ”Euromoney”me fokus mbi pandeminë dhe masat e marra për të mbështetur financiarisht bizneset dhe qytetarët.

Në fjalën e tij guvernatori u shpreh se sektori bankar ka pasur një barrë të madhe në gjithë vitin 2020, dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në kapërcimin e sfidave ekonomike.

Sipas tij, shtyrja e pagesave të kësteve të kredisë, heqja e tarifave të transaksioneve apo edhe ulja e normës bazë të interesit kanë ndikuar pozitivisht në kapërcimin sa më të shpejtë të situatës.

Ky sektor iu përgjigj pozitivisht dhe në mënyrë aktive vendimit për shtyrjen e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara huamarrësish dhe ristrukturimit të kredive për kategori të tjera, e cila ka zhvendosur një pjesë të barrës financiare të krizës në bilancet e këtij sektori. Ndërkohë, rritja e kreditimit ka vazhduar dhe ka ndihmuar me likuiditet bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme, si dhe ka mbështetur vijimin e investimeve”, ka thënë guvernatori.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi gent sejko goditja e ekonomise nga pandemia gent sejko goditja e ekonomise nga pandemia

Sondazh

Poll

Ekonomi 13 Janar 2021, 21:50

TIRANË- Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi ka hedhur akuza të forta kundër Ministres së Ekonomisë, Anila Denaj. I ftuar në emisionin “Open” Neranxi tha s...