Ekonomi

“E vogël sa një kafe”/ Debat në studio, ministrja Denaj përplaset me ekonomisten, Guxholli: Lë para në xhepat e qyteta

14 Janar 2021, 07:02 Nga DOSJA
“E vogël sa një kafe”/ Debat në studio, ministrja

TIRANË– Ministrja Anila Denaj është përplasur me eksperten e ekonomisë Zana Guxholli. Te ftuara në “Open”, të dyja debatuan teksa diskutonin për taksat. Debati nisi kur ministrja tha se 70% e shqiptarëve nuk taksohen më shumë.

Ministrja Denaj tha se Diferenca mes taksës 9% është tepër e vogël, sa një kafe, e papërfillshme në krahasim me atë progressive.

Ndërsa Guxholli shtoi se taksa e sheshtë është e sheshtë dhe e ulët. Sipas ekonomistes, është një taksë që aplikohet në ekonomi në zhvillim, që të nxisë konsumin dhe t’i lërë paratë në xhepat të qytetarëve

Pjesë nga debati:

Denaj: Në 2013 kujtojmë që politika e taksimit progresiv ka qenë dhe përpara marrjes së votbesimit, dhe risku që kush fiton më shumë paguan më shumë sështë fakt për 70% të shqiptarëve. Nëse kthehemi e krahasojmë takën 10%, ne vendosëm ne vendosëm taksën progresive që për pagën deri në 30 mijë lekë ishte 0 taksë. Ishim transparent në 2013 dhe e morëm votëbesimin. Opozita tani thotë taksë e sheshtë 9%. Kam marrë disa shembuj, nëse flasim me shifra konkrete. Diferenca mes taksës 9% është tepër e vogël, sa një kafe, e papërfillshme. I gjithë efekti do të ishte 10.8 mld lekë në buxhet të shtetit. E pranoj që taksa 9% është atraktiv, por është populiste si premtim.

Guxholli: Taksa e sheshtë është e sheshtë dhe e ulët. Është një taksë që aplikohet në ekonomi në zhvillim, që të nxisë konsumin dhe t’i lërë paratë në xhepat të qytetarëve. Këta e kuptuan që gabuan dhe tani po i ulin shifrat, po rruisin pagat. Njerëzit e shkretë mundohen të bëjnë punë të dytë dhe të tretë për të mbajtur familjen. Qeveria thotë do ja mbledh lekët të gjitha bashkë të mbërrijë te 23%. Këta e kuptuan që taksat duhen ulur sepse jemi një nga vendet më të varfra në Ballkan. Taksimi godet njerëzit e ndershëm që nuk bëjnë matrapazlliqe. Kemi rrogat më të ulëta. Më e shkatërruar është klasa e mesme. Biden i uli taksat e shtresës së mesme. Taksat duhen të ulëta dhe të sheshta. Që të ketë zhvillim, të ketë investime. Nuk ka njeri të gëzuar që në vend të 10% të paguajë 23%.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj zana guxholli anila denaj zana guxholli

Sondazh

Poll

Ekonomi 13 Janar 2021, 21:50

TIRANË- Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi ka hedhur akuza të forta kundër Ministres së Ekonomisë, Anila Denaj. I ftuar në emisionin “Open” Neranxi tha s...