Bota

Turqia ‘me dhimbje koke’: Stambollit mund t’i mbarojë uji për 45 ditë

13 Janar 2021, 18:23 Nga DOSJA
Turqia ‘me dhimbje koke’: Stambollit mund t’i mbarojë uji

TURQI– Qytetet e mëdha në të gjithë Turqinë po përballen me mungesën e ujit në muajt e ardhshëm, ndëkohë që është paralajmëruar se Stambollit brenda 45 ditëve i mbaron uji. 

Reshjet e munguara të shiut kanë sjellë thatësirën më të ashpër me të cilën është përballur vendi për një dekadë. Sipas “The Guardian”, kryebashkiaku i Ankarasë, Mansur Yavaş, tha në fillim të këtij muaji kryeqyteti kishte edhe 110 ditë të tjera ujë në diga dhe rezervuarë por mesa duket mungesa e reshjeve të shiut ka sjellë probleme të tjera.

Niveli kritik i ulët i reshjeve në gjysmën e dytë të vitit 2020, bëri që drejtoria e çështjeve fetare të udhëzonte hoxhallarët që të luteshin për shi muajin e kaluar, por ende nuk ka pasur rezultate. 

Turqia është një vend “i stresuar nga mungesa e ujit”, me vetëm 1,346 metra kub ujë për frymë në vit dhe është përballur me disa thatësira që nga vitet 1980 për shkak të një kombinimi të rritjes së popullsisë, industrializimit, përhapjes urbane dhe ndryshimit të klimës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mungon uji ne stamboll stamboll turqi mungon uji ne stamboll stamboll turqi

Sondazh

Poll