Editorial

Populistët tanë

13 Janar 2021, 16:50 Nga DOSJA
Populistët tanë

Është bërë modë që të gjitha qeveritë që ne zgjedhim të na kthehen në regjime populiste, me të vetmin ndryshim që herë janë djathtas e herë majtas, por në realitet janë në të njëjtin drejtim.

Në shumë vende, për vite të tëra, populizmi është njohur si një sëmundje e të majtës: një regjim i papërgjegjshëm që shpenzon më shumë sesa duhet në emër të drejtësisë shoqërore, i cili fillon projekte gjoja në interes të shoqërisë, por pa menduar se si do të paguhen dhe në këtë mënyrë e fusin vendin në kriza ekonomike shumë serioze.

Ky konceptim i populizmit nuk është i plotë sepse historia e vendeve të tjera por shumë më mirë dhe historia e vendit tonë, po tregojnë se demagogjia nuk është ekskluzive për të majtën. Qeveritë tona të të gjitha krahëve, përdorin projekte të mëdha për të blerë votat dhe përfundojnë të zhytura në korrupsion dhe e fusin vendin në katastrofa ekonomike. Pak nga pak, njerëzit e kanë kuptuar se populistët janë njësoj, pavarësiht se në çfarë krahu janë në të djathtë apo në të majtë.

Përveç papërgjegjshmërisë fiskale dhe denoncimeve false përpara drejtësisë, të cilat janë pjesë të rëndësishme të populizmit, ekziston një pjesë më themelore, e cila është ajo që i jep asaj thelbin, është e përbashkëta themelore që ka populizmi i djathtë apo i majtë: zëvendësimi i institucioneve demokratike nga komanda autokratike e liderit, rreth të cilit ndërtohet një kult i personalitetit. Populistët e çdo ngjyre janë armiq deri në vdekje të institucioneve demokratike thjesht dhe vetëm sepse ata kërkojnë diktaturë absolute.

Ne kemi tendencë ta injorojmë këtë dimension të populizmit sepse ai na shfaqet vetëm atëherë kur populistët të kenë fituar pushtetin, pasi të zhdukin rivalët e tyre dhe të bëjnë të pavlefshme pavarësinë e pushteteve.

Fillimisht na është dukur e pamundur që, në kohën e sotme, populistët të mund të ktheheshin në tiranë. Atëherë nuk e kemi kuptuar se populisti akuzon të gjitha institucionet si të korruptuara në mënyrë që të argumentojë se për të ndryshuar shoqërinë ato duhet të shkatërrohen e të rindërtohen e gjatë rindërtimit pushtetin dhe të drejtën për të vendosur duhet ta ketë vetëm lideri. Kur dikush kërkon një mënyrë të tillë pushteti absolut për të qenë në gjendje të zgjidhë problemet e vendit, ai është duke kërkuar që ne me dëshirë ta bëjmë diktator.

Populisti i radhës dëshiron krejt fuqine për pushtetin e tij, por jo si një instrument për të përmirësuar jetesën e shoqërisë. Përfitimi që gjoja do të kenë qytetarët është preteksti përmes të cilit populistët bëhen tiranë. Me pushtetin total, me institucionet e shkatërruara, populistët janë absolutisht të korruptuar dhe ata pretendojnë të drejtën për të qëndruar në pushtet me çdo lloj çmimi.

Histori të tilla ka pasur në shumë vende latine apo afrikane, por njësoj është dhe do të vazhdojë të jetë edhe në Shqipëri nëse ne si zgjedhës vazhdojmë t’u japim pushtetin populistëve.

Figura e liderit që ne po projektojmë vetë me votat tona është ajo e liderit që është mbi institucionet, mbi ligjin, figura tipike e një tirani.
Do Zoti shpëtojmë nga ky mallkim që po na ndjek për tridhjetë vjet.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial analiza nga meri lika meri lika analiza nga meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 13 Janar 2021, 11:59

Rama si prestigjiator elektoral

Përgjegjshmërinë qeverisëse për efekte skenike Edi Rama e luan si pakkush tjetër. Me aftësinë e një prestigjiatori për të krijuar iluzionin e qeverisjes. Loja e...

Editorial 12 Janar 2021, 09:16

Vetëm heqja e prizës nuk është përgjigje

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka më megafon në mediat sociale; Twitter, Facebook e të tjerët i bënë të qartë gjigandit të Twitter-it, se ata janë të fuqish...

Editorial 9 Janar 2021, 09:10

Si zgjidhet mbreti?

Politikanët tanë zgjidhen me drejtim gishti, në biseda rastësore në korridore; dikush lëshon një emër dhe ajo që fillon si ide në erë kthehet në një thashethem,...

Editorial 7 Janar 2021, 17:54

A mund të humbasë shteti?

Prej disa ditësh jemi duke lexuar nëpër media dhe portale për sekuestrimin e pasurive të shtetit shqiptar në kuadër të shlyerjes së shumës që Becchetti fitoi në...

Editorial 5 Janar 2021, 11:03

Mirupafshim në Kosovën e lirë

1.E pata përdorur në fund të vitit 1989, pastaj edhe më 1990, derisa u shtua në numër lista e njerëzve që bënin adresim të tillë dhe që më bindnin se ata po e f...

Editorial 4 Janar 2021, 15:05

Pas Maskës së Pandemisë

Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në...