Editorial

Pompeo anulon turneun e fundit jashtë vendit, nuk do të shkojë në Bruksel

12 Janar 2021, 21:09 Nga DOSJA
Pompeo anulon turneun e fundit jashtë vendit, nuk do të shkojë

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar udhëtimin dy-ditor në Evropë.

Njoftimi është bërë nga ana e Departamentit të Shtetit. Ky mund të kishte qenë udhëtimi i fundit diplomatik i nivelit të lartë nga ana e administratës së presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump. Pompeo kishte planifikuar të vizitojë Brukselin dhe Luksemburgun.

Sipas njoftimit, anulimi është bërë për të ndihmuar “një proces tranzicioni të qetë dhe të rregullt” në administratën e ardhshme presidenciale. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të marrë detyrën më 20 janar. Anulimi erdhi mes përpjekjeve për të dëbuar Trumpin nga zyra për shkak të sulmit të dhunshëm ndaj Kongresit të SHBA-së të kryer nga mbështetësit e tij më 6 janar.

Iniciativat e drejtuara nga demokratët ndaj presidentit republikan, përfshijnë një rezolutë që do të votohet nga Dhoma e Përfaqësuesve më 12 janar ku i bëhet thirrje zëvendëspresidentit, Mike Pence, të heqë Trumpin nga detyra për rolin e tij në dhunën vdekjeprurëse, dhe një masë e veçantë që parasheh shkarkimin e Trumpit nga ana e Kongresit, nëse Pence nuk i nënshtrohen kërkesës.

Pompeo pritej të takohej me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe udhëheqësit belgë dhe të zhvillojë një vizitë të shkurtër në Luksemburg.

Vetë Pompeo u vu nën kritika pasi në mesin e polemikave mbi humbjen e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ai tha se presidenti do të shërbente edhe për një mandat të dytë.

Pompeo ka dënuar dhunën e kryer nga mbështetësit e Trumpit në Kongres, ku mbetën të vdekur pesë persona. Protestuesit e dhunshëm pro-Trump hyn në Kongres në kohën kur po certifikohej rezultati i fitores së Bidenit.

Marrë nga: REL 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial mike pompeo mike pompeo

Sondazh

Poll

Editorial 12 Janar 2021, 09:16

Vetëm heqja e prizës nuk është përgjigje

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka më megafon në mediat sociale; Twitter, Facebook e të tjerët i bënë të qartë gjigandit të Twitter-it, se ata janë të fuqish...

Editorial 9 Janar 2021, 09:10

Si zgjidhet mbreti?

Politikanët tanë zgjidhen me drejtim gishti, në biseda rastësore në korridore; dikush lëshon një emër dhe ajo që fillon si ide në erë kthehet në një thashethem,...

Editorial 7 Janar 2021, 17:54

A mund të humbasë shteti?

Prej disa ditësh jemi duke lexuar nëpër media dhe portale për sekuestrimin e pasurive të shtetit shqiptar në kuadër të shlyerjes së shumës që Becchetti fitoi në...

Editorial 5 Janar 2021, 11:03

Mirupafshim në Kosovën e lirë

1.E pata përdorur në fund të vitit 1989, pastaj edhe më 1990, derisa u shtua në numër lista e njerëzve që bënin adresim të tillë dhe që më bindnin se ata po e f...

Editorial 4 Janar 2021, 15:05

Pas Maskës së Pandemisë

Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në...

Editorial 2 Janar 2021, 12:52

Një lypës të mirë apo një qeveri normale?

Qetësia e 1 janarit, u prish nga lajmi i bujshëm i 500 mijë vaksinave, që Kryeministri kishte regjistruar më parë, për ta shpallur në ditën e parë të vitit. Ka ...

Editorial 2 Janar 2021, 08:12

Corona është këtu dhe do të mbetet

Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, ka ardhur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradic...